KQZ: Fillon procesi i verifikimit të votave nga diaspora, 75.54% e qytetarëve votuan në përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e radhës për shtyp bëri të ditur se ka nisur procesi i verifikimit të votave nga diaspora. Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi njoftoi për numrin e qytetarëve që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike. “Siç e kemi përmendur disa herë gjatë procesit të regjistrimit të votuesve nga 104 mijë e…

Lajme

09/02/2025 16:44

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e radhës për shtyp bëri të ditur se ka nisur procesi i verifikimit të votave nga diaspora.

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi njoftoi për numrin e qytetarëve që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike.

“Siç e kemi përmendur disa herë gjatë procesit të regjistrimit të votuesve nga 104 mijë e 924 votues, 84 mijë e 600 kanë përzgjedhur mënyrën e votimit përmes postës dhe 20 mijë e 324 kanë qenë të regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike. Lidhur me votimin në përfaqësitë diplomatike që u përmbyll gjatë ditës së djeshme ju njoftojmë se nga 20 mijë e 324 votues që ishin regjistruar për këtë mënyrë votimi në 30 përfaqësitë e Republikës së Kosovës kanë votuar 15 mijë e 352 votues apo 75.54%”, ka thënë Elezi.