KQZ fillon përgatitjet për zgjedhjet në Gllogoc
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Lajme
Në këtë mbledhje e cila do të fillojë nga ora 11:00, do të diskutohet edhe për organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për komunën e Gllogocit.
Njëra nga pikat e mbledhjes sipas njoftimit të KQZ-së, është edhe Shqyrtimi i Planit të buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Gllogoc, si dhe Angazhimi i stafit jo permanent ne zgjedhjet e jashtëzakonshme në Gllogoc./ lajmi.net
RENDI I DITËS
- Hyrje: znj. Valdete Daka, Kryesuese e mbledhjes së KQZ-së,
- Aktivitetet e ZRPP-së;
– Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për regjistrimin e iniciativës politike “Napredna Snaga Kosova – NSK’’
- Raport i Këshillave të KQZ-së;
- Këshilli për Çështje Ligjore;
– Shqyrtimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendi Komunal në Gllogocit;
- Këshilli për i Operacioneve Zgjedhore;
– Për Caktimin e Afateve të Aktiviteteve Zgjedhore sipas Rregullës Zgjedhore nr.15/2013 për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme dhe Zgjedhjet e Parakohshme;
– Miratohet Dokumenti “Analiza lidhur me zbatimin e projektit për votuesit e verbër”.
– Për miratimin e Strategjisë së Informimit Publik për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Krye
– Miratohet Raporti “Analiza e krijimit të listës së votuesve dhe votave me kusht për Zgjidhjet për Kuvendin e Kosovës 2014”tar Komunë në Gllogoc;
– Miratohet Plani Operacional për zgjedhjet për Kryetar Komune në Gllogoc, që do të mbahen më datën 04 dhjetor 2016’
– Formohet Këshilli Mbikëqyrës për Informim Publik, për zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc;
Këshilli për Buxhet dhe Financa;
Këshilli për Personel;
Angazhimi i stafit jo permanent ne zgjedhjet e jashtëzakonshme në Gllogoc;
Të ndryshme