KQZ e vendosur: Nuk ka “Srbija”
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i vendosur t’i shkojë deri në fund qëndrimit të vet për të mos lejuar që në listën e subjekteve të certifikuara të figurojnë entitete me emrin “Srbija”. Një burim nga KQZ ka thënë për lajmi.net se për këtë qëndrim tashmë janë njoftuar edhe autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare. “KQZ…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i vendosur t’i shkojë deri në fund qëndrimit të vet për të mos lejuar që në listën e subjekteve të certifikuara të figurojnë entitete me emrin “Srbija”.
Një burim nga KQZ ka thënë për lajmi.net se për këtë qëndrim tashmë janë njoftuar edhe autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare.
“KQZ i ka paralajmëruar institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare se nuk do t’i certifikojë listat me emrin ‘Srbija’ dhe se këto emërtime duhet të ndryshohen brenda afatit ligjor.”
“Pra, këto subjekte kanë kohë deri të shtunën në mesnatë për t’i bërë ndryshimet dhe korrigjimet e kërkuara në aplikacionet e tyre”.
Të mërkurën, Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic ka kërkuar bisedime me OSBE’në rreth çështjes së emërtimeve të subjekteve politike që përfaqësojnë serbët, por zyrtarët të misionit të kësaj organizate në Kosovë janë shprehur se vetëm KQZ është e mandatuar për të vendosur për certifikimin e subjekteve politike.