KQZ: Dalja deri në ora 17:00, në mbi 98% të vendvotimeve është 38,35%
Sot, në Komunat e Kosovës qytetarët e Republikës së Kosovës, me të drejtë vote, po iu drejtohen qendrave të votimit. Dy orë para se të mbyllen këto vendvotime, në 98,35% të vendvotimeve, kanë dal 38,35% të qytetarëve me të drejtë vote. Nga 1 milionë e 999 mijë e 204 qytetarë me të drejtë vote, deri…
Lajme
Sot, në Komunat e Kosovës qytetarët e Republikës së Kosovës, me të drejtë vote, po iu drejtohen qendrave të votimit.
Dy orë para se të mbyllen këto vendvotime, në 98,35% të vendvotimeve, kanë dal 38,35% të qytetarëve me të drejtë vote.
Nga 1 milionë e 999 mijë e 204 qytetarë me të drejtë vote, deri tani kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre vetëm 766 mijë 663 qytetarë.

Partitë politike në vazhdimësi, i kanë bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Kreu i Lëvizje Vetëvendosje, Albin Kurti është lajmëruar pak para mbylljes së vendvotimeve përmes një video-mesazhi.
Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar, e që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.
“Dilni e votoni, mos e leni pa dalë për të votuar- Ju dua, dëgjohet duke thënë Kurti, transmeton lajmi.net.
Ai deklaroi se sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje, aq më i madh legjitimiteti i institucioneve.
“Janë më pak se dy orë e gjysmë nga koha kur do të mbyllën vendvotimet. Sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit. Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të gjithë miqtë, familjarët të dalin e të votojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës.Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit.Ju dua.”.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa përmes një konference për media gjithashtu i ka ftuar qytetarët që të dalin e të votojnë.
Ai ka thënë se qytetarët duhet të dalin të votojnë, pasi sipas tij dita e zgjedhjeve është ditë feste.
“Falënderoj të gjithë qytetarët që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyr deri më tani, dhe i ftoj të gjithë që të realizojnë këtë të drejtë të tyre demokratike, kushtetuese në këtë festë të madhe, dita e demokracisë. Dita e zgjedhjeve është festa më e madhe në një shtet demokratik, dhe iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar”, ka thënë Mustafa. /Lajmi.net/