KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve lokale: 11 komuna shqiptare mbyllin garën pa balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor 2025. Nga ky proces, 11 komuna me shumicë shqiptare kanë përfunduar garën që në raundin e parë, duke siguruar fitues pa nevojën e balotazhit, transmeton lajmi.net. Sipas rezultateve zyrtare, fituesit pa balotazh janë: Deçan – Bashkim Ramosaj…

Lajme

25/10/2025 20:49

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor 2025.

Nga ky proces, 11 komuna me shumicë shqiptare kanë përfunduar garën që në raundin e parë, duke siguruar fitues pa nevojën e balotazhit, transmeton lajmi.net.

Sipas rezultateve zyrtare, fituesit pa balotazh janë:

  • Deçan – Bashkim Ramosaj (AAK)

  • Gllogovc – Ramiz Lladrovci (i pavarur)

  • Istog – Ilir Ferati (LDK)

  • Kamenicë – Kadri Rahimaj (LVV)

  • Lipjan – Imri Ahmeti (LDK)

  • Podujevë – Shpejtim Bulliqi (LVV)

  • Skenderaj – Sami Lushtaku (PDK)

  • Shtime – Qemajl Aliu (LVV)

  • Ferizaj – Agim Aliu (PDK)

  • Malishevë – Ekrem Kastrati (Nisma)

  • Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi (PDK)

Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka siguruar 3 komuna pa balotazh, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po ashtu 3 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 2 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 1 komunë, ndërsa Nisma Socialdemokrate dhe një kandidat i pavarur, Ramiz Lladrovci, kanë fituar nga nga një komunë secili.

Me certifikimin e sotëm, KQZ ka mbyllur zyrtarisht procesin e raundit të parë të zgjedhjeve, ndërsa balotazhi do të mbahet më 9 nëntor në 15 komuna të tjera ku asnjë kandidat nuk arriti shumicën e nevojshme./lajmi.net/