KQZ bën thirrje për rritje të pjesëmarrjes në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të dalin të votojnë në numër sa më të madh në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. KQZ-ja, ka theksuar se grupmoshat 26-40 vjeç dhe 65-99 vjeç kanë shënuar përqindjen më të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje në Kosovë. “Vota juaj mund të…

Lajme

21/12/2024 22:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të dalin të votojnë në numër sa më të madh në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

KQZ-ja, ka theksuar se grupmoshat 26-40 vjeç dhe 65-99 vjeç kanë shënuar përqindjen më të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje në Kosovë.

“Vota juaj mund të ndikojë të ardhmen e Kosovës! Grup moshat 26-40 vjeç dhe 65-99 vjeç kanë shënuar përqindjen më të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje në Kosovë. Por vota juaj ka fuqinë të ndikojë në të ardhmen e Kosovës!”, thekson KQZ.

KQZ-ja iu ka thënë votuesve se Kosova ka nevojë për ta.

“Është koha ta bëni zërin tuaj të dëgjohet! Kosova ka nevojë për ju. Le të angazhohemi dhe të rrisim pjesëmarrjen në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt 2025”, thuhet në apelin e KQZ-së.