​KQZ: Afër 2 milionë e 76 mijë votues për zgjedhjet e 9 shkurtit

Numri i përgjithshëm i votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, është mbi 2 milionë e 75 mijë. Ndërkaq, numri i personave që janë regjistruar për votim jashtë Kosovës është afro 105 mijë votues. Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Anëtari i KQZ-së nga PDK, Arianit…

Lajme

04/01/2025 14:35

Numri i përgjithshëm i votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, është mbi 2 milionë e 75 mijë. Ndërkaq, numri i personave që janë regjistruar për votim jashtë Kosovës është afro 105 mijë votues. Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Anëtari i KQZ-së nga PDK, Arianit Elshani tha se lista përfundimtare e votuesve nuk është tërësisht e pastër për shkak se qytetarët nuk i kanë lajmëruar në organet kompetente pe

Ai tregoi se mbi 84 mijë votues jashtë vendit kanë zgjedhur mënyrën e votimit përmes postës dhe mbi 20 mijë të tjerë përmes votimit fizik në përfaqësi diplomatike.

“Kemi evidentuar rastet të cilat kanë qenë të përfshirë në listën votuese, por që kanë një moshë shumë të shtyer, në raste 115 vjet e të tjerë apo 120 vjet, të cilat as Agjencioni Statistikave të Kosovës, por as Ministria e Financave nuk i ka në databazat e tyre, por ata figurojnë në listën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ky numër i votuesve që është prej 2 milionë e 75 mijë e 868 votuesve si listë përfundimtare. Nuk është një listë tërësisht e pastër, për faktin që figurojnë ende personat e vdekur në këto lista, për shkak se qytetarët nuk ia kanë njoftuar organet kompetente…Ndryshe nga çdo palë zgjedhje tjetër që është mbajtur më parë, në këto zgjedhje lista e votuesve është krijuar me dy data baza…Ndërsa, numri i personave që janë regjistruar për votim jashtë Kosovë është 104 mijë e 924 votues, prej të cilëve 84 mijë e 525 kanë zgjedhur mënyrën e votimit përmes postës dhe 20 mijë e 399 votues kanë zgjedhur mënyrën e votimit fizik në përfaqësi diplomatike. Në dallim prej zgjedhjeve të fundit lokale të 17 dhjetorit është 174 mijë e 888 votues më shumë”, tha Elshani.

Po ashtu, në këtë mbledhje u miratua edhe rekomandimi për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime, për çka u vendos që për vendvotime në zonat rurale numri i votuesve të jetë 999 votues. Ndërkaq, në zonat urbane maksimalisht 950 votues.

“Duke marrë parasysh trendin e zgjedhjeve, të daljes së votuesve në vendvotime kemi konsideruar dhe kemi ardhur në konkluzione që numri të jetë 999 votues për vendvotime për zonat rurale. Duke qenë se do të jetë vështirë edhe për subjektet politike, por edhe për KQZ-në…Ndërsa, për zonat urbane vazhdon të mbetet me 950 ashtu siç ka qenë edhe në zgjedhjet e mëparshme. Kemi marrë në konsideratë faktin tjetër që tashmë secili votues mund të votojë deri në 10 kandidatë që e rrit kohën e procesit të votimit për një votues në vendvotim. Prandaj, nuk kemi dashur ta tejkalojmë shifrën e 1000 personave në vendvotim”, tregoi Elshani.

Përveç tjerash, Elshani bëri të ditur se për shkak të numrit të vogël të aplikantëve për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ambasadat në Podgoricë dhe Tiranë nuk do të jenë të hapura për votim.

“Ne kemi konsideruar që dy prej tyre në këtë rast, Ambasadën në Podgoricë dhe në Tiranë të mos hapjen për votim fizik për shkak të aspekteve logjistike dhe duke marrë në konsideratë numrin e aplikantëve, në këtë rast që nga tetë persona kanë zgjedhur për të votuar fizikisht në këto vende. Rekomandimi i këshillit të operacioneve zgjedhore është që të mbyllen këto të dyja dhe votuesit të cilët kanë votuar për të aplikuar fizikisht tu mundësohet votimi përmes postës”, theksoi Elshani.

Ndërkaq, anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi shprehu shqetësimin për numrin e madh të votuesve në Cyrih, Duseldorf, Munih dhe Shtutgart, për çka tha se duhet bërë gjetja e hapësirave alternative ose të inkurajohen votuesit atje që të votojnë me postë.

“I kemi katër vende ku numri është kritik. Kemi në Cyrih, në Duseldorf, në Munih dhe Shtutgart ku numri është relativisht i madh. Po ashtu në Gjenevë, 980 janë në Gjenevë, 20 vende të lira, por aty s’ka njerëz as për 300 njerëz të votojnë. Në Vjenë nuk e di si është gjendje. Kemi në Londër që thotë ka mjaftë vende, por janë mbi 1 mijë dhe në Bruksel ku thotë ka shumë vende por nuk e di gjendjen e përfaqësisë tonë atje, infrastrukturën Janë dy mundësi. Gjetja e hapësirave alternative dhe tjetra inkurajimi i të gjithë këtyre njerëzve që mundësisht të votojnë me postë. Këto janë dy zgjidhjet e vetme të mundshme”, u shpreh tha Kurteshi.

Në këtë mbledhje të KQZ-së u mor vendim që për shkak të renovimeve, qendra e votimit në Vitomiricë të Pejës që ishte në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “7 shatori”, të zhvendoset në Shkollën e Mesme Ekonomike “Ali Hadri”. Numri i votuesve në këtë qendër është mbi 10 mijë.

Ndër të tjera, në KQZ u miratua me 11 vota për rekomandimi për decertifikimin e kandidatit të subjektit politik Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, Agim Elezi.

Kryesuesi i mbledhjes së KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur miratimin e këtij rekomandimi.

Në këtë mbledhje u tha se për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 në Kosovë janë gjithsej 903 qendra të votimit, 2 mije e 533 vendvotime. 56 vendvotime me kusht dhe 38 qendra të votimit me kusht.