KPM miraton Planin e Veprimit për fushatën zgjedhore të 2025-ës

Komisioni i Pavarur i Mediave sot ka miratuar Planin e Veprimit për zgjedhjet  e përgjithshme që do mbahen në vitin 2025. Sipas KPM-së ky plan paraqet aktivitetet që KPM-ja planifikon t’i ndërmerr në bazë të mandatit ligjor të përcaktuar me Ligjin e KPM-së dhe Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. KPM njofton se ky plan paraqet…

Lajme

03/10/2024 14:39

Komisioni i Pavarur i Mediave sot ka miratuar Planin e Veprimit për zgjedhjet  e përgjithshme që do mbahen në vitin 2025.

Sipas KPM-së ky plan paraqet aktivitetet që KPM-ja planifikon t’i ndërmerr në bazë të mandatit ligjor të përcaktuar me Ligjin e KPM-së dhe Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

KPM njofton se ky plan paraqet tri periudha që përfshin aktivitet e planifikuara: Periudha para fillimit të fushatës zgjedhore, gjatë fushatës zgjedhore dhe pas fushatës zgjedhore.

“Periudha para fushatës zgjedhore përfshinë aktivitetet e KPM-së në hartimin e Rregullores për sjelljen e mediave gjatë fushatës dhe heshtjes zgjedhore, si obligim i paraparë në Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme. Kjo periudhë përfshinë edhe aktivitetet që kanë të bëjnë me komunikimin dhe sensibilizimin e të licencuarve të KPM-së me qëllim të njoftimit rreth obligimeve të mediave gjatë këtij procesi”, thuhet  në njoftimit e nxjerrë nga KPM-ja.

Sipas njoftimit thuhet se periudha gjatë fushatës zgjedhore përfshinë  periudhën  gjatë fushatës zgjedhore deri në mbylljen e vendvotimeve, do të përfshijë monitorimin dhe vlerësimin e pajtueshmërisë së të licencuarve të KPM-së me legjislacionin në fuqi, si dhe vendimmarrjen e shpejtë në rast të shkeljeve të identifikuara.

Ndërkaq periudha pas fushatës zgjedhore siç ka njoftuar KPM-ja do të fokusohet në prezantimin e të gjeturave nga monitorimi i të licencuarve gjatë periudhës zgjedhore.

Në përgjithësi, zbatimi i Planit të Veprimit do të bëhet brenda një periudhe shtatë mujore, shtator 2024 – mars 2025.

Aktivitet tjetër sipas tyre në këtë periudhë është edhe ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe teknike të Zyrës së KPM-së./Lajmi.net/