KPK-ja nuk e miraton raportin e Isufajt për punën e PSRK-së për vitin 2025

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) pas përfundimit të raportimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës Kosovës (KPK), Blerim Isufajt, të enjten, refuzoi miratimin e raportit të punës për këtë Prokurori për vitin 2025. Anëtarët e KPK-së, me katër vota kundër, nuk e miratuan këtë raport, raporton “Betimi për Drejtësi“. Paraprakisht, anëtari Visar Krasniqi tha…

Lajme

02/09/2026 13:35

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) pas përfundimit të raportimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës Kosovës (KPK), Blerim Isufajt, të enjten, refuzoi miratimin e raportit të punës për këtë Prokurori për vitin 2025.

Anëtarët e KPK-së, me katër vota kundër, nuk e miratuan këtë raport, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Paraprakisht, anëtari Visar Krasniqi tha se në pyetjet që ka paraqitur si anëtar ndaj kryeprokurorit Isufaj, nuk ka gjet përgjigje- sidomos te pjesa e zbatimit për ndarjen elektronike të lëndëve.Advertisement

Andaj, Krasniqi tha se do të votojë kundër dhe për të gjitha do të njoftojë Kryeprokurorin e Shtetit.

Kundër votuan edhe: Dardan Vuniqi, Elza Bajrami-Kastrati dhe Arlinda Muqa, ndërkaq për miratim votuan: Arian Gashi- kryesues, Zejnullag Gashi- Kryeprokuror i Shtetit dhe Milot Krasniqi- anëtar.Advertisement

Më pas, Gashi tha se bazuar në rregullore, raporti i kthehet Isufajt, pasi që nuk ka gjet miratim në Këshill ndërkaq pjesa që duhet të publikohet në ueb-faqe, për këtë do të obligohet Sekretariati i KPK-së.