‘Kovacic mund të jetë Iniesta i ri’

Trajneri i Interit, Walter Mazzarri ka thënë se superylli i skuadrës së tij, Mateo Kovacic mund të jetë ‘Iniesta i ri’.

Sport

23/09/2014 19:19

Kovacic ka bërë një start impresiv të sezonit të ri në Serie A, duke shkëlqyer me skuadrën e Interit.

Mesfushori kroat ka shënuar dy gola në tre ndeshjet e para, duke qenë njërindër lojtar kyç për skuadrën e Mazzarrit.

“Kovacic të bëhet Iniesta i ri? Ne shpresojmë në këtë gjë, ata janë pothuajse të njëjtë. Sidoqoftë, të mos vendosim shumë presion te lojtari ynë”, ka thënë trajneri i Interit.

20 vjeçari konsiderohet si një talent i madh i cili pritet të zotërojë futbollin në disa vitet e ardhshme. Ai posedon aftësi të shkëlqyera për driblime dhe asistime.