Koulibaly stopon bisedimet me Napolin – dëshiron një kalim te Barcelona

Kalidou Koulibaly i ka stopuar bisedimet për një rinovim të kontratës me Napolin, pasi dëshiron që të transferohet te Barcelona.

Sport

15/06/2022 20:47

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet italiane, lojtari është duke e pritur një ofertë nga klubi katalunas në mënyrë që të zbarkojë në “Camp Nou”, transmeton lajmi.net.

Ofertën që senegalezi po e lë në pritje është një kontratë katërvjeçare me premtimin që do t’iu rritet paga.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit i cili vazhdon të kërkohet nga disa prej skuadrave më të mëdha evropiane.

Chelsea dhe Manchester United gjithnjë kanë pasur interesim për lojtarin, duke tentuar vazhdimisht që t’ia shkëpusin Napolit mbrojtësin. /Lajmi.net/