Koulibaly: Nuk do të shkoj kurrë në Juventus
Qendërmbrojtësit i Napolit, Kalidou Koulibaly ka folur në lidhje me transferimin e tij te Juventusi.

Sport
Koulibaly ka kontratë me Napoli deri në vitin e ardhshëm, ndërsa rinovimi ende nuk është arritur.
Kjo ka ndikuar që disa ekipe të shfaqin interesim për të, në mesin e tyre edhe Juventusi.
Por, sipas gazetës ‘IlMattino’, senegalezi ka thënë që nuk do të transferohet kurrë te ‘Zonja e Vjetër’.
“Jo, nuk do të shkoj kurrë në Juve”, thuhet se ishin fjalët e tij, përcjell lajmi.net.
Përveç Juventusit edhe Barcelona ka shfaqur interesim për mbrojtësin./Lajmi.net/