Koulibaly: Mund ta mposhtim Juventusin, pres fitore

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly është optimist para ndeshjes kundër Juventusit.

Sport

17/01/2021 18:57

Napoli sot (e diele) arkëtoi pikët e plota kundër Fiorentinas duke fituar me rezultat të thellë 6 – 0, përcjellë lajmi.net.

Senegalezi që ishte nga minuta e parë është optimist për përballjen kundër “Bianconerëve” në finalen e Superkupës së Italisë.

“Pres vetëm fitore. E dimë që do jetë përballje shumë e vështirë, Juventus është skuadër e mirë në momentin e duhur”.

“Duhet të kemi mentalitetin e mirë, është 50-50, do bëjmë gjithçka për të fituar”, tha ai.

Mbetet të shihet cila skuadër do e fitojë dhe nëse Amir Rrahmani do jetë në formacionin bazë./Lajmi.net/