Koulibaly afër Man City

Kalidou Koulibaly është gjithnjë e më afër Manchester City.

Sport

10/09/2020 16:21

Mbrojtësi senegalez i Napoli, Kalidou Koulibaly, pritet të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij.

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Koulibaly është afër marrëveshjes me Man City, transmeton lajmi.net.

‘Citizens’ pritet të ofrojnë 70 milionë euro, plus bonuse për kartonin e lojtarit.

Koulibaly thuhet të ketë marrëveshje personale me City, dhe do të fitojë 9 milionë për sezon, plus bonuse.

Mbetet të shihet nëse një marrëveshje e tillë do të finalizohet. /Lajmi.net/