Kostunicës i ndalohet hyrja në Kosovë, serbët bllokojnë Jarinjen

Vojislav Kostunica kishte planifikuar të vijë në Mitrovicën e Veriut për ta mbajtur një tubim parazgjedhor. Fillimisht ai ka thënë se nuk do të largohet nga kjo pikë kufitare derisa t’i lejohet hyrja në Kosovë, por më vonë është larguar.

Lajme

05/03/2014 17:05

Rreth 100 serbë kanë bllokuar në orët e mbrëmjes pikën kufitare Kosovë-Serbi në Jarinje.

Protesta e tyre nisi pasi lideri i Partisë Demokratike, Vojislav Kostunica, dhe përcjellësve të tij nuk iu mundësua të hyjë në territorin e Kosovës për të bërë fushatë.

Kostunica kishte planifikuar të vijë në Mitrovicën e Veriut për ta mbajtur një tubim parazgjedhor.

Fillimisht ai ka thënë se nuk do të largohet nga kjo pikë kufitare derisa t’i lejohet hyrja në Kosovë.

Por ai është larguar pasi i është thënë se hyrja e tij në territorin e Kosovës është urdhëruar nga Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Serbisë, ka thënë se delegacionit të Kostunicës i është thënë nga policia të largohen nga pikat kufitare, në të kundërtën do ta përdorin forcën.