Kosovë: Kërkohet ndalimi i konsumimit të pijeve energjike nën moshën 18 vjeçare

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale do të organizojë debatin me temën: “Iniciativë e të rinjve për ndalimin e konsumimit të pijeve energjike nga personat nën moshën 18 vjeç”.

Lajme

06/06/2016 08:06

Po ashtu në mbledhjen e këtij komisioni në rend të ditës janë shqyrtimi i Projektligjit për regjistrimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe masave për punësimin e të papunëve, punëkërkuesve dhe punëdhënëseve si dhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr. 03/L-019, për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara.