Kosovari vozitë në Zvicër me 265 km/h, zbulohet falë videos në internet
Një kosovar i moshës 29 vjeçare, ka vozitur me 265 kilometra në orë në autostradën A2 në Uffikon të Lucernit.

Lajme
Dhe, nuk është kënaqur me kaq, pasi videon që tregon shpejtësinë e realizuar e ka postuar në internet.
Këtë e ka bërë në fillim të verës së vitit 2013, por policia e ka pikasur videon nga fundi i vitit 2014 me rastin e hetimeve lidhur me një procedurë tjetër njofton Prokuroria e Lucernit, shkruan blick.ch, transmeton albinfo.ch.
Kosovari me banim në Zug ka pranuar veprën dhe si dënim është detruar të dorëzojë patentshoferin.