Kosovari Osmankaç dënohet me 40 vjet burg për sulm terrorist në SHBA

Kosovari Sami Osmakaç është dënuar me 40 vjet burgim sot në SHBA për planifikimin e sulmeve terroriste në këtë shtet.

Lajme

05/11/2014 23:20

Seanca përfundimtare në Tampa të Floridas ka zgjatur për orë të tëra dhe ka qenë shumë e tensionuar për shkak se vëllai i Samiut, Avniu ka akuzuar autoritetet amerikane se e kanë torturuar familjen që prej momentit të arrestimit, raporton KTV.

FBI kishte organizuar për muaj të tërë një operacion “under-cover” për të zbuluar planet terroriste të Osmakaçit. Sipas aktakuzës ai po planifikonte në vitin 2011 sulm në një klub nate, do të merrte pengje dhe më pas do të kryente një sulm vetëvrasës