Kosovarët merak në deti, vetëm gjatë fundjavave të muajit qershor mbi 100 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri
Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të dëshmojnë se janë vizitorë të besueshëm të Shqipërisë. Ende nuk kemi hyrë në muajin korrik, por numër ekstremisht i madh i qytetarëve tashmë kanë kaluar disa vikende në bregdetin shqiptar, shkruan lajmi.net Për të mësuar shifrat se sa kosovarë kanë hyrë në Shqipëri vetëm gjatë vikendeve në muajin qershor, lajmi.net…
Lajme
Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të dëshmojnë se janë vizitorë të besueshëm të Shqipërisë.
Ende nuk kemi hyrë në muajin korrik, por numër ekstremisht i madh i qytetarëve tashmë kanë kaluar disa vikende në bregdetin shqiptar, shkruan lajmi.net
Për të mësuar shifrat se sa kosovarë kanë hyrë në Shqipëri vetëm gjatë vikendeve në muajin qershor, lajmi.net ka kontaktuar me Policinë e Shtetit.
“Ju informojmë se gjatë të shtunave dhe të dielave të deritanishme të muajit qershor 2025, kanë hyrë në Shqipëri, 111 657 shtetas nga Republika e Kosovës.”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Shtetit.
Kosovarët vazhdojnë të jenë numri më i madh i turistëve në Shqipëri.
Përkundër ankesave të shumta për çmime të larta, e ndonjëherë edhe për kushte jo të mira, kosovarët i mbesin besnik Shqipërisë për pushime verore.
11.7 milionë turistë kishte në Shqipëri vitin e kaluar, sipas statistikave të publikuara. Shqipëria është nga vendet me rritjen më të shpejtë të numrit të turistëve, jo vetëm në Evropë por edhe në botë. /lajmi.net/