Kosova zhvillon ndeshjen e parë në fazën e grupeve të Evropianit të volejbollit në rërë

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian në volejbollin në rërë, që po zhvillohet në Rumani. Kosova U22 e ka nisur aventurën në fazën e grupeve të këtij Evropiani me humbje, transmeton lajmi.net. Pavarësisht paraqitjes së mirë që e patën, “Dardanët” pësuan humbje nga Polonia…

Sport

26/07/2023 15:51

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian në volejbollin në rërë, që po zhvillohet në Rumani.

Kosova U22 e ka nisur aventurën në fazën e grupeve të këtij Evropiani me humbje, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht paraqitjes së mirë që e patën, “Dardanët” pësuan humbje nga Polonia me rezultat 2:0 (21:13, 21:15).

Kosova tani do të zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera, ku nesër do të përballet me Norvegjinë dhe Hungarinë./Lajmi.net/