Kosova vitin e ardhshëm në ‘Eurovision’
Mundësitë që edhe Kosova të jetë pjesëmarrëse në festivalin më të madh të këngës në Evropë ‘Eurovision’ po ofrohen.
ShowBiz
Kjo, pasi që Kosova është thirrë që të jetë pjesë e komunitetit të Eurovizionit.
Ky është edhe lajmi që ka dhënë sot drejtori i Radio Televizionit të Kosovës Mentor Shala.
Në një konferencë të përbashkët me fituesen e sivjetme të festivalit të Radio Televizionit Shqiptar Eneda Tarifa, Shala shpreson se vitin e ardhshëm edhe Kosova të ngjitet në skenën e Eurovizionit.
“Përmes bashkëpunimit që e kemi me Radio Televizonin Shqiptar, ju e dini që shumë këngëtar nga Kosova, kanë marr pjesë në festivalin e këngës në Shqipëri, ka pas edhe raste kur këngëtarë nga Kosova, përmes Festivalit Shqiptar kanë shkuar dhe kanë marr pjesë në Eurovizon, e kemi edhe rastin e Rona Nishliut …Nuk është definitiv, por neve na kanë ftuar që të marrim pjesë në komunitetin e Eurovizionit. Këtë vit do të vendoset se a do të mund Kosova të jetë pjesëmarrëse vitin e ardhshëm në Eurovizion”, tha Shala.