Kosova vetëm Moldavinë e ka para për nga varfëria në Evropë, Murati e sheh si përparim: Ishim të fundit, tani e kemi kalu një shtet

FMN ka publikuar dje një raport, ku sipas tij Kosova është vendi i dytë më i varfër në Evropë. Sipas këtij raporti, vetëm Moldavia është më e varfër dhe menjëherë pas saj vjen Kosova, duke paraqitur gjendjen e rëndë ekonomike në Kosovë. Në lidhje me këtë, sot është pyetur nga gazetarët ministri i Financave në…

Lajme

18/05/2026 11:15

FMN ka publikuar dje një raport, ku sipas tij Kosova është vendi i dytë më i varfër në Evropë.

Sipas këtij raporti, vetëm Moldavia është më e varfër dhe menjëherë pas saj vjen Kosova, duke paraqitur gjendjen e rëndë ekonomike në Kosovë.

Në lidhje me këtë, sot është pyetur nga gazetarët ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati.

Ai këtë situatë e ka parë si “përparim”, ku thotë se më parë Kosova ishte e fundit ndërsa tani ka arritur të kaloj një shtet, që është Moldavia.

“Kosova ka qenë e fundit, kur ne e kemi marrë qeverisjen ne tash e kemi ngritur me lartë. Nëse shihet viteve të kaluara, deri në vitin 2019, diferenca e Kosovës me vitet e tjera ka shku duke u rrit. Pra, vendet tjera i kanë ik Kosovës, ndërsa tash lëre që e kemi ngushtu diferencën por edhe e kemi kalu një shtet dhe presim që shumë shpejtë ky trend të vazhdoj. Me qeverisje të mirë dhe punë të mira presim t’i kalojmë edhe shtetet e tjera.”, ka thënë Murati. /Lajmi.net/