Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara

Kosova nuk ka marrë ndonjë arritje të madhe shtetërore të unifikuar, por një rekord ndërkombëtar duket se e ka arritur, bashkimin në dështim. Vendi i cili është shpallur shtet që 17 vjet e 4 muaj, është bërë i pari në botën moderne që, edhe pas 36 tentimeve radhazi për konstituimin e Kuvendit, ka dështuar ta…

Lajme

23/06/2025 22:41

Kosova nuk ka marrë ndonjë arritje të madhe shtetërore të unifikuar, por një rekord ndërkombëtar duket se e ka arritur, bashkimin në dështim.

Vendi i cili është shpallur shtet që 17 vjet e 4 muaj, është bërë i pari në botën moderne që, edhe pas 36 tentimeve radhazi për konstituimin e Kuvendit, ka dështuar ta zgjedhë kryetarin.

Që nga 15 prilli e deri më sot më 23 qershor, qytetarët e Kosovës po jetojnë në një lloj “Deje Vu” institucional  ku çdo seancë e Kuvendit është një rishfaqje e të njëjtit film pa fund, përpjekje për formim të institucioneve, pa rezultat.

Asnjë ndryshim vetëm datat ndërrohen ndërsa qytetarët presin qeveri, politikanët po garojnë kush hyn e del më qetë nga salla.

Deputetët vazhdojnë të marrin pagë mujore prej mbi 1 850 eurosh, edhe nëse seanca zgjat më pak se kafeja që pinë pas saj, 2 deri në 6 minuta.

Seanca pas seance, dështim pas dështimi  dhe asnjë zgjidhje në horizont./klankosova