Kosova sot luan ndeshjen e tretë në Kampionatin Evropian

Kombëtarja e Kosovës në Basketboll (U-20), do të luajë sot ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Evropian.

Sport

14/07/2019 11:44

Kosova garon në divizionin B, dhe deri në këtë pikë të garave nuk ka arritur të shënojë asnjë fitore.

Të udhëhequr nga selektori Ibrahim Karabeg, djelmoshat tanë sot synojnë të marrin fitoren e parë, në ndeshjen kundër Armenisë, shkruan lajmi.net.

Kosova dhe Armenia do të përballen me njëra tjetrën me fillim nga ora 19:15, të dyja me synimin e fitores.

Deri në këtë pikë të garave, djelmoshat e Karabeg kanë zhvilluar dy ndeshje, duke pësuar dy disfata.

Mbetet të shihet nëse sot ata do të arrijnë që të marrin fitoren e parë në Kampionatin Evropian, divizioni B. /Lajmi.net/