Kosova shënon rritje të lindjeve, mbi 100 mijë brenda 4 viteve
Gjatë katër viteve të fundit, nga viti 2022 deri në 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 105,671 lindje, ku meshkuj kanë qenë 54,453 dhe vajza 51,218. Që nga viti 2022 e deri në fund të vitit 2025, në Kosovë kanë lindur 105 mijë e 671 fëmijë. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave.…
Lajme
Gjatë katër viteve të fundit, nga viti 2022 deri në 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 105,671 lindje, ku meshkuj kanë qenë 54,453 dhe vajza 51,218.
Që nga viti 2022 e deri në fund të vitit 2025, në Kosovë kanë lindur 105 mijë e 671 fëmijë. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave.
Sipas të dhënave të ASK-së në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë lindur gjithsej 27 mijë e 418 fëmijë. Prej tyre 14 mijë e 135 meshkuj dhe 13 mijë e 284 vajza.
Numri i fëmijëve të lindur në vitin 2025 ka pësuar një rritje, krahasuar me një vit më parë, pasi që gjatë vitit 2024 numri i fëmijëve të lindur ishte 26 mijë e 549 fëmijë. Prej tyre 13 mijë e 772 meshkuj dhe 12 mijë e 779 vajza.
“Në muajin nëntor 2025 janë regjistruar 2 184 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 107 lindje janë meshkuj dhe 1 077 lindje janë vajza. Në muajin nëntor 2025 pati rënie të numrit të lindjeve rreth -3,7 %, krahasuar me muajin tetor 2025”.
E numër më i vogël i lindjeve ishte shënuar në vitin 2023, ku sipas të dhënave të ASK-së në Kosovë kanë lindur 25 mijë e 586 fëmijë. Prej tyre 13 mijë e 229 meshkuj dhe 12 mijë e 357 vajza.
Ndërkaq numri i lindjeve në vitin 2022 ishte më i lartë, pasi që gjatë këtij viti në Kosovë kanë lindur 26 mijë e 118 fëmijë. Prej tyre 13 mijë e 317 meshkuj dhe 12 mijë e 801 vajza.
Në vitin 2022, numri total i lindjeve ishte 26,118, ku 13,317 ishin djem dhe 12,801 vajza.
Viti 2023 shënoi një total prej 25,586 lindjesh, prej të cilave 13,229 ishin meshkuj dhe 12,357 vajza.
Në vitin 2024 u regjistruan gjithsej 26,549 lindje, prej të cilave 13,772 meshkuj dhe 12,779 vajza.
Viti 2025 shënoi rritje me gjithsej 27,418 lindje, ku 14,135 ishin meshkuj dhe 13,283 vajza.
Kosova i ka 1.586.659 banorë të regjistruar, sipas raportit përfundimtar. Sipas të dhënave zyrtare nga regjistrimi i kaluar i popullsisë i realizuar më 2011, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë ishte rreth 1.7 milion. Procesi edhe në atë kohë ishte bojkotuar në masë të madhe nga serbët.
Censusi i vitit 2024 tregon se struktura etnike në Kosovë mbetet pothuajse e njëjtë si në vitin 2011, me shqiptarët që përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë dhe pakicat që ruajnë praninë e konsiderueshme.
Shumica dërrmuese e banorëve janë deklaruar se i përkasin besimit islam, ndërsa komunitetet ortodokse dhe katolike përfaqësojnë grupet më të mëdha të minoriteteve fetare.