Kosova në Ligën B të Kombeve, Ademi: Moment i madh për futbollin tonë dhe dëshmi e punës së palodhshme të ekipit dhe stafit

Me fitore në dy ndeshjet ndaj Islandës, Kosova ka arritur që nga Liga C të kaloj në Ligën B të Kombeve. Në lidhje me këtë sukses të madh për Kosovës, ka uruar edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ai ka thënë se me zemër, pasion dhe luftë deri në fund, djemtë…

Sport

23/03/2025 20:31

Me fitore në dy ndeshjet ndaj Islandës, Kosova ka arritur që nga Liga C të kaloj në Ligën B të Kombeve.

Në lidhje me këtë sukses të madh për Kosovës, ka uruar edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ai ka thënë se me zemër, pasion dhe luftë deri në fund, djemtë dardanë siguruan suksesin më të madh deri më tani, shkruan lajmi.net.

“Pas fitores 2:1 në “Fadil Vokrri”, me një paraqitjeje të shkëlqyer në ndeshjen e kthimit në Murcia kundër Islandës, Dardanët konfirmuan promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke triumfuar bindshëm 3:1, me tre golat e Vedat Muriqi.  Kjo pa dyshim është një arritje që na bën të gjithëve krenarë, por edhe një moment i madh për futbollin tonë dhe dëshmi e punës së palodhshme të ekipit dhe stafit, por edhe e mbështetjes së jashtëzakonshme të tifozëve dardanë kudo ku jemi paraqitur”, ka shkruar Ademi. 
Ai ka uruar, futbollistët, stafin, tifozët dhe të gjithë popullin për këtë sukses të Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij në Facebook: