Kosova në kualifikimet për Botëror, “pushtohen” mediat botërore dhe rajonale (Foto)

Për vendimin e FIFA-s që Kosova  të vendoset në Grupin I, për eliminatoret në kampionatin botëror “Rusia 2018”, kanë raportuare dhe mediat më të fuqishme ndërkombëtare. Një nga gazetat britanike, Daily Mail, shkruan se për shkaqe sigurie, Kosova nuk është  vendosur që të jetë në të njëjtin grup me Bosnje e Hercegovinën. Gazeta rikujton se…

Lajme

09/06/2016 22:19

Për vendimin e FIFA-s që Kosova  të vendoset në Grupin I, për eliminatoret në kampionatin botëror “Rusia 2018”, kanë raportuare dhe mediat më të fuqishme ndërkombëtare.

Një nga gazetat britanike, Daily Mail, shkruan se për shkaqe sigurie, Kosova nuk është  vendosur që të jetë në të njëjtin grup me Bosnje e Hercegovinën.

Gazeta rikujton se në grupin ku është  vendosur Kosova, vetëm Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë, ndërkohë që në Grupin H ku është Bosnja dhe Hercegovina, është vendosur Gjibraltari, i pranuar të njëjtën ditë me Kosovën në FIFA, transmeton Lajmi.net.

Për vendosjen e  Kosovës në Grupin I, ka raportuar edhe agjencia e madhe e lajmeve Reuters, duke rikujtuar se kjo ndodh pasi vendi u bë anëtar më të drejta të plota në UEFA e FIFA

Agjencia raporton se Kosova është vendosur në atë grup duke shmangur ballafaqimet në  grupet ku është Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Reuters rikujton se Kosova mundi Ishujt Faroe së fundi në një ndeshje miqësore, ndërkohë që eliminatoret për kampionatin botëror “Rusia 2018” do të fillojnë në muajin shtator.

Për këtë vendim të FIFA-s ka raportuare dhe agjencia e lajmeve Associated Press dhe shumë media të ndryshme sportive si Sky, AFP etj.

Edhe mediat serbe i ka dhënë rëndësi lajmit për caktimin e grupit kualifikues të Kosovës për Botërorin “Rusia 2018”.

Televizioni serb, B92, ka vënë titull informues “Kosova në Grupi I në kualifikimet për Botërorin 2018”.

Po ashtu edhe gazeta më e madhe serbe, “Blic”, ka raportuar për Kosovën. “UEFA: Kosova luan për Botëror, do të jetë në grup me Kroacinë dhe Turqinë”, raporton “Blic”. /Lajmi.net/