Kosova në krizë institucionale, Gjykata Kushtetuese po e shqyrton propozimin e VV-së për votim të fshehtë

22 dështime radhazi janë bërë për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Partitë politike nuk po arrijnë që të gjejnë gjuhën e përbashkët, shkruan lajmi.net Lëvizja Vetëvendosje insiston në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të kuvendit, dhe në formën e votimit të fshehtë për ta përfunduar këtë proces. Kurse në anën tjetër, partitë opozitare janë…

Lajme

28/05/2025 13:17

22 dështime radhazi janë bërë për të konstituar Kuvendin e Kosovës.

Partitë politike nuk po arrijnë që të gjejnë gjuhën e përbashkët, shkruan lajmi.net

Lëvizja Vetëvendosje insiston në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të kuvendit, dhe në formën e votimit të fshehtë për ta përfunduar këtë proces. Kurse në anën tjetër, partitë opozitare janë kundër Haxhiut dhe mënyrës së votimit të propozuar nga VV.

AAK në bashkëpunim me deputetë nga PDK e LDK e ka dërguar në Kushtetuese mënyrën e ndryshimit të votimit nga VV.

Në lidhje me këtë, lajmi.net e ka kontaktuar Gjykatën Kushtetuese që patën një përgjigje të shkurtër.

“Kjo lëndë është duke u shqyrtuar. Për vendimmarrjen e Gjykatës do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni.”, thuhej në përgjigje.

Nesër do të mbahet seanca numër 23, por që me shumë gjasë nuk do të jetë e suksesshme pasi asnjëra nga partitë nuk ka ndryshuar pozicion./lajmi.net/