Kosova në ballinën e FIFA-së (FOTO)

FIFA ka befasuar duke publikuar një fotografi të Përfaqësueses së Kosovës në ballinën e faqes së saj zyrtare.

Sport

01/09/2016 11:29

FIFA ka pasqyruar Përfaqësuesen e Kosovës në ballinën e faqes së saj zyrtare.

Kosova do të marrë pjesë për herë të parë në kualifikimet e një Kampionati botëror, përcjell “Lajmi.net”.

Dhe, kjo ka bërë që një fotografi e sulmuesit Albert Bunjaku të paraqiten në fotografinë kryesore të FIFA-së.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër Finlandës, të hënën, në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.