“Kosova mundet më mirë” Bedri Hamza shpalos sloganin e PDK-së

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza tha se nën qeverisjen e tij pagat në sektorin publik do të rriten 50 për qind, derisa shpalosi programin qeverisës për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025. Slogani i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 është “Kosova mundet…

Lajme

02/11/2024 19:54

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza tha se nën qeverisjen e tij pagat në sektorin publik do të rriten 50 për qind, derisa shpalosi programin qeverisës për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025.

Slogani i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 është “Kosova mundet më mirë”.

“Nëse ka një mesazh që dua ta merrni të gjithë ju nga kjo konventë, është bindja jonë se Kosova mundet ma mirë. Ky është edhe slogani i fushatës sonë “Kosova mundet ma mirë”. Ne jemi këtu për ta dëshmuar këtë. Ndërsa, unë si kryeministër ju siguroj se do ta bëj këtë”, tha kandidati për kryeministër.

Ai ka thënë se populli i Kosovës beson Kosova mundet më mirë.

“Ky është zëri i qytetarëve tanë. Ata thonë se Kosovën mund ta bëjmë më të mirë. Ata janë të gatshëm të punojnë shumë për ta arritur këtë. Por, më e rëndësishmja, sot populli ynë beson se Kosova mundet ma mirë”, u shpreh Hamza.

Tutje ai ka shtuar edhe për sfidat që përballet Kosova.

“Shumë të reja e të rinj janë duke kërkuar shpresë e punë në vende të huaja. Kjo duhet të ndryshojë. Kjo është arsyeja pse kam pranuar kandidaturën për kryeministër dhe ta udhëheq Kosovën në rrugën përpara. Unë besoj fuqishëm se Kosova mundet ma mirë”, ka thënë ai.