Kosova luan sot me fanella të verdha, me të cilat ka rekord fantastik

Kombëtarja e Kosovës sot nis sezonin e dytë në Ligën e Kombeve, me ndeshjen e Ligës C ndaj Moldavisë në Parma.

Sport

03/09/2020 15:24

Pas shumë problemeve për grumbullimin e lojtarëve shkaku i pandemisë COVID-19, Bernard Challandes do të ketë numër të konsiderueshëm të tyre për ndeshjen e parë ndaj Moldavisë, që luhet sot (e enjte) me fillim nga ora 20:45.

Kjo do të jetë hera e parë që Kosova do të mas forcat me Kombëtaren e Moldavisë.

‘Dardanët’ do të zbresin sonte në fushë me fanella të verdha, me të cilat nuk është mposhtur asnjëherë.

Rezultatet e Kosovës sa herë kanë luajtur me fanella të verdha: 

Bullgari 2-3 Kosovë
Mali i Zi 1-1 Kosovë
Maltë 0-5 Kosovë
Ishujt Faroe 1-1 Kosovë
Azerbaixhan 0-0 Kosovë. /Lajmi.net/