​Kosova kërkon finalen, sot përballet me Sllovakinë në “play-off”

Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sot në fushë për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, teksa përballet me Sllovakinë në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Ndeshja zhvillohet në Bratisllavë dhe pritet të jetë një sfidë e fortë për “Dardanët”, të cilët kanë treguar…

Sport

26/03/2026 08:40

Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sot në fushë për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, teksa përballet me Sllovakinë në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Ndeshja zhvillohet në Bratisllavë dhe pritet të jetë një sfidë e fortë për “Dardanët”, të cilët kanë treguar formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe besojnë në një rezultat pozitiv edhe në transfertë.

Atmosfera në kampin e Kosovës gjatë ditëve të fundit ka qenë shumë pozitive, me futbollistët që kanë shfaqur përkushtim maksimal në përgatitje.

Përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij kanë analizuar në detaje kundërshtarin, ndërsa skuadra synon të shfrytëzojë momentin e mirë për të siguruar një vend në finale.

Në rast fitoreje ndaj Sllovakisë, Kosova do të përballet me fituesin e ndeshjes Turqi–Rumani, me finalen që do të zhvillohet më 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje konsiderohet si një hap shumë i madh drejt realizimit të ëndrrës për pjesëmarrje në një Kupë Bote, ndërsa mbështetja e tifozëve pritet të jetë e madhe për ekipin kombëtar.