“Kosova ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme” – Rohde thotë se ky ishte mesazhi kryesor që u përcoll sot në takimin me Kurtin
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka ndarë mesazhin kryesor që zëvëndësi i tij ia përcolli Kurtit në takim me ambasadorët e Quint-it. Ai ka thënë se mesazhi kryesor ishte formimi i një qeverie stabile. “Kosova ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme që është e aftë të marrë vendime. Shumë detyra të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare…

Lajme
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka ndarë mesazhin kryesor që zëvëndësi i tij ia përcolli Kurtit në takim me ambasadorët e Quint-it.
Ai ka thënë se mesazhi kryesor ishte formimi i një qeverie stabile.
“Kosova ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme që është e aftë të marrë vendime. Shumë detyra të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare presin dhe nevojitet përparim në çështjet jetësore…Ky ishte mesazhi kryesor që Zëvendësi im përcolli së bashku me kolegët e Quint-it në një takim me Kryeministrin në Detyrë Kurti”, ka shkruar Rohde.
Kosovo needs a stable government that is capable to take decisions. Better yesterday than tomorrow.
Too many important domestic + international tasks await & progress on vital issues is needed.
This was the main message my Deputy conveyed along with Quint colleagues in a meeting with Acting PM Kurti— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) May 12, 2025 at 5:10 PM