​Kosova grumbullon lojtarët për miqësoret ndaj Armenisë dhe Ishujve Komore

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës Franco Foda ka prezantuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e ardhshme miqësore. Dardanët do të zhvillojnë miqësore në “Fadil Vokrri” më 6 qershor kundër Armenisë nga ora 19:00 dhe tri ditë më vonë ndaj Ishujve Komore, shtet ky nga Afrika, po ashtu nga ora 19:00. Futbollistët e ftuar nga…

Sport

30/05/2025 14:20

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës Franco Foda ka prezantuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e ardhshme miqësore.

Dardanët do të zhvillojnë miqësore në “Fadil Vokrri” më 6 qershor kundër Armenisë nga ora 19:00 dhe tri ditë më vonë ndaj Ishujve Komore, shtet ky nga Afrika, po ashtu nga ora 19:00.

Futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet miqësore të muajit qershor:

Portierë: Amir Saipi, Visar Bekaj, Faton Maloku.

Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Florent Hadërgjonaj, Ilir Krasniqi, Ismajl Beka, Lumbardh Dellova, Kreshnik Hajrizi, Leart Paqarada, Donat Rrudhani, Dion Gallapeni.

Mesfushorë/sulmues:

Ermal Krasniqi, Muharrem Jashari, Vesel Demaku, Ismet Lushaku, Elvis Rexhbeçaj, Lindon Emërllahu, Bledian Krasniqi, Baton Zabërgja, Meriton Korenica, Florian Haxha, Florent Muslija, Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani.