“Kosova fitoi nga takimi im me Gjuriqin”, “Janë turma e budallenjve që shajnë” – Spahiu vazhdon me arsyetime, e përmend edhe Thaçin

Analisti kosovar, Nexhmedin Spahiu ende po mundohet të arsyetohet për takimin e tij kontrovers me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq. Spahiu në “Kanal 10” tha se Kosova ka fituar nga takimi i tij me Gjuriqin, transmeton lajmi.net Kur u pyet nga gazetarja se çka ka përfituar Kosova nga ky takim, Spahiu…

Lajme

20/05/2025 19:17

Analisti kosovar, Nexhmedin Spahiu ende po mundohet të arsyetohet për takimin e tij kontrovers me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq.

Spahiu në “Kanal 10” tha se Kosova ka fituar nga takimi i tij me Gjuriqin, transmeton lajmi.net

Kur u pyet nga gazetarja se çka ka përfituar Kosova nga ky takim, Spahiu mbeti pa argumenta dhe si arsyetim e përdori takimin e ish-presidentit Hashim Thaçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Shkova me një synim, për t’i zbutur raportet Kosovë-Serbi”, shtoi tutje Spahiu.

“Kjo çel debat në shoqëri, janë turma e budallenjve që shajnë…”, tha analisti duke vazhduar me arsyetime./lajmi.net/

VIDEO: