Kosova ende s’ka stacion anti-breshër (Video)
Retë e grumbulluara të cilat paralajmërojnë reshje të mëdha të shiut dhe breshrit, paraqesin rrezik potencial për bujqit e Kosovës.

Lajme
Kosova nuk e ka një sistem mbrojtës kundër breshrit. Si pasojë e kësaj, të gjitha të mbjellat shkatërrohen sa herë që ka të reshura breshëri.
Këtë e ka konfirmuar për Tribuna Channel, eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj. Sipas tij, në të kaluarën ka ekzistuar një stacion anti-breshër i cili ka qenë mjaft i dobishëm dhe u ka ndihmuar bujqve, por sot mungesa e tij është një problem i madh për bujqit vendorë. /Tribuna Channel/
