Kosova edhe me panair të aksesorëve

Krijuesit e aksesorëve ishin mbledhur sot në sheshin “Zahir Pajaziti” për të ekspozuar punimet e tyre të dorës, në panairin që është hapur sot pikërisht për këtë punë.

Lajme

03/10/2015 17:24

Të kënaqur me punën e tyre por edhe me tregun ata kanë bërë thirrje që të përdoren sa më shumë prodhimet e aksesorëve. Për organizatorin Ahmet Jetullahu, jo gjithçka duhet patjetër të importohet nga vendet e tjera, kur ato mund të blihen edhe në Kosovë.

Kjo, është edhe njëra ndër arsyet që është organizuar panairi i aksesorëve, ku përveç Kosovës ka mbledhur edhe punues dhe tregtarë na rajoni.

Jetullahu, thotë se nuk ka nevojë që aksesorët të na vijnë prej Kinës apo Turqisë.

 

“Ne kemi një pjesëmarrje mjaftë të kënaqshme të partnerëve, organizatave dhe kompanive që merren me prodhim të aksesorëve. Kjo është pjesë e jona, pra e aktiviteteve tona që merrenh me promovimin e inkubatorit social, që është një projekt i lansuar nga komisioni evropian, me bazë në Graçanicë. Me fokus të veçantë ne duam të ju tregojmë kompanive që jo gjithçka ka nevojë të vijë nga Kina, Turqia apo cilido vend tjetër, sepse edhe ne mund të bëjmë me të gjitha mënyrat dizajnin, shijen apo kualitetin, meqenëse përdorim makinat më të mira”, tha Jetullahu.

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, aksesor ekspozuan edhe punuesit nga Gjirokastra, Saranda, Shkodra, Tirana, Novi Pazari, Beogradi, Shkupi, Dragashi e të tjera.