Kosova e mëson kundërshtarin në Evropianin e CS2

Ekipi i Kosovës në Counter-Strike 2 është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Europian që po zhvillohet në Prishtinë, pas fitoreve ndaj Çekisë (2:0) dhe Danimarkës (2:1). Kosova e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë dhe do të përballet me Lituaninë në çerekfinale, e cila u rendit e dyta në grupin D. Ndeshja luhet…

Sport

11/07/2025 12:39

Ekipi i Kosovës në Counter-Strike 2 është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Europian që po zhvillohet në Prishtinë, pas fitoreve ndaj Çekisë (2:0) dhe Danimarkës (2:1).

Kosova e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë dhe do të përballet me Lituaninë në çerekfinale, e cila u rendit e dyta në grupin D.

Ndeshja luhet nesër në ora 14:30, ndërsa gjysmëfinalet zhvillohen po ashtu nesër nga ora 21:30, dhe finalja të dielën në mbrëmje.