“Kosova e jashtëzakonshme”- Albin Kurti pas fitores ndaj Suedisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Suedisë. Kurti e ka quajtur këtë rezultat historik ndaj Suedisë për të forcuar vendin e dytë në grup dhe për të mbajtur të gjallë e të prekshme ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës. “Kosova e jashtëzakonshme! Lojë e disiplinuar, fitore e merituar…

Lajme

14/10/2025 09:00

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Suedisë.

Kurti e ka quajtur këtë rezultat historik ndaj Suedisë për të forcuar vendin e dytë në grup dhe për të mbajtur të gjallë e të prekshme ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës.

“Kosova e jashtëzakonshme! Lojë e disiplinuar, fitore e merituar dhe tjetër rezultat historik ndaj Suedisë për të forcuar vendin e dytë në grup dhe për të mbajtur të gjallë e të prekshme ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës. Gëzuar fitorja, përgëzime lojtarëve tanë e urime të gjithëve”, ka shkruar Kurti.