“Kosova duket se ecën mirë…”, dalin pjesë të një interviste të patransmetuar të Kadaresë

Mbrëmë u publikua një pjesë e shkurtë e një interviste të papublikuar të Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh shqiptar që vdiq të hënën, Duke iu referuar procesit reflektiv për një intervistë për gjendjen e Shqipërisë, Kadare shprehet se “Intervista të tilla janë shumë të vështira, sa edhe të pamundura disa herë”. “Shqipëria është në një…

Lajme

04/07/2024 08:11

Mbrëmë u publikua një pjesë e shkurtë e një interviste të papublikuar të Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh shqiptar që vdiq të hënën,

Duke iu referuar procesit reflektiv për një intervistë për gjendjen e Shqipërisë, Kadare shprehet se “Intervista të tilla janë shumë të vështira, sa edhe të pamundura disa herë”.

“Shqipëria është në një periudhë të qartësimit të saj, në një periudhë që përpiqet të zërë vendin e saj, atë vend që i takon”, thotë Kadare në një intervistë të patransmetuar.

“Kosova duket se ecën mirë, po shkon aty ku duhet”, thotë Kadare.

YouTube player