Kosova dhe Shqipëria me memorandum të shpërbashkohet në luftën kundre korrupsionit

Republika e Kosovës dhe e Shqipërisë dhe nesër do të nënshkruajnë një memorandum të bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit

Lajme

01/06/2021 15:55

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Arben Kraja, do të nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, terrorizmit dhe veprave tjera penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së shtetit, ceremonia e nënshkrimit të këtij memorandumi do të mbahet në ora 10:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. /Lajmi.net/