Haradinaj: Votimi pa 2/3 përbën shkelje të rëndë kushtetuese është suprimuar Kushtetuta e Kosovës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër para fillimit të seancës së jashtëzakonshme, duke e cilësuar procesin e zhvilluar si një shkelje serioze të Kushtetutës së vendit. Ai theksoi se mbajtja e votimit pa praninë e dy të tretave të deputetëve përbën devijim të rrezikshëm institucional dhe i bëri thirrje…

Lajme

28/04/2026 10:16

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër para fillimit të seancës së jashtëzakonshme, duke e cilësuar procesin e zhvilluar si një shkelje serioze të Kushtetutës së vendit.

Ai theksoi se mbajtja e votimit pa praninë e dy të tretave të deputetëve përbën devijim të rrezikshëm institucional dhe i bëri thirrje udhëheqësve shtetërorë të ndërhyjnë për të mbrojtur rendin kushtetues, raporton lajmi.net

“U lajmëruan dy seanca, ndodhi një shkelje e rëndë kushtetuese. Votimi pa 2/3 është shkelje e rëndë e Kushtetutës, është drejtim i gabuar dhe i rrezikshëm që ka marrë vendi. I bëj thirrje Kryetares së Kuvendit dhe kryetarit të Qeverisë që ta mbrojnë Kushtetutën. Edhe në të kaluarën është suprimuar Kushtetuta e Kosovës, dikur autonomia; kjo është një situatë përafërsisht e ngjashme, po suprimhet Kushtetuta e Kosovës. Të gjithë ata që bëhen pjesë e kësaj, përfshirë edhe zonjat kandidate për presidente, do t’i mbulojë turpi tërë jetën”, tha Haradinaj./Lajmi.net/