Kosova dhe Mbretëria e Arabisë Saudite nënshkruajnë marrëveshje doganore
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar sot se Kosova dhe Mbretëria e Arabisë Saudite kanë nënshkruar marrëveshje doganore. Siç njofton Murati, marrëveshja është nënshkruar në ceremoninë hapëse të Konferencës Ndërkombëtare për Zekatin, Tatimin dhe Doganat 2024. “Kjo marrëveshje, që adreson çështjet doganore dhe është në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, përfaqëson një…
Lajme
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar sot se Kosova dhe Mbretëria e Arabisë Saudite kanë nënshkruar marrëveshje doganore.
Siç njofton Murati, marrëveshja është nënshkruar në ceremoninë hapëse të Konferencës Ndërkombëtare për Zekatin, Tatimin dhe Doganat 2024.
“Kjo marrëveshje, që adreson çështjet doganore dhe është në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, përfaqëson një hap të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Duke përafruar bashkëpunimin tonë shumë dimensional në fushën e Doganave, marrëveshja do të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e sigurisë dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Republika e Kosovës vazhdon të ndërtojë partneritete që sjellin përfitime të prekshme për ekonominë dhe qytetarët tanë, dhe njëkohësisht forcojnë lidhjet tona me shtetet mike”, ka shkruar Murati. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: