Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë pritur në takim kontigjentin e radhës të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që do të zbarkojë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët do të vazhdojnë misionin trajnues për ushtarët ukrainas, në kuadër të Operacionit Interflex. Maqedonci tha se performanca dhe…

Lajme

23/01/2025 12:33

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë pritur në takim kontigjentin e radhës të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që do të zbarkojë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët do të vazhdojnë misionin trajnues për ushtarët ukrainas, në kuadër të Operacionit Interflex.

Maqedonci tha se performanca dhe profesionalzmi i ushtarëve të FSK-së po vlerësohet lartë, jo vetëm nga shteti britanik, por edhe prej pjesëmarrësve të tjerë.

“Republika e Kosovës po vazhdon të jetë kontribues aktiv në mbështetjen e luftës së drejtë të popullit ukrainas”, theksoi Maqedonci.

Operacioni Interflex është operacion shumëkombësh që ka synim përgatitjen dhe trajnimit e ushtarakëve ukrainas në taktikat dhe teknikat luftarake. /Lajmi.net/