Kosova Cyber Team përfaqëson vendin në garën më të madhe evropiane të sigurisë kibernetike
Dhjetë të rinj e të reja nga Kosova Cyber Team, do ta përfaqësojnë vendin në Kampionatin Evropian të Sigurisë Kibernetike që do të mbahet nga gjashtë deri më dhjetë tetor (6-10) në Varshavë të Polonisë. Kjo garë prestigjioze mbledh talentët më të mirë të Evropës, prej katërdhjetë (40) shteteve, në fushën e sigurisë kibernetike, ku…

Lajme
Dhjetë të rinj e të reja nga Kosova Cyber Team, do ta përfaqësojnë vendin në Kampionatin Evropian të Sigurisë Kibernetike që do të mbahet nga gjashtë deri më dhjetë tetor (6-10) në Varshavë të Polonisë. Kjo garë prestigjioze mbledh talentët më të mirë të Evropës, prej katërdhjetë (40) shteteve, në fushën e sigurisë kibernetike, ku ekipet kombëtare testohen përmes një sërë sfidash teknike.
Që nga muaji maj, seniorët e juniorët e Kosova Cyber Team, janë duke u trajnuar në mënyrë profesionale, e nga muaj gusht do të trajnohen intensivisht.
Profesori në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, Blerim Rexha, ka thënë për KosovaPress se përzgjedhja e përfaqësuesve është bërë përmes një procesi të kujdesshëm selektimi dhe trajnimesh.
Rexha, ka treguar edhe sfidat që do të përballën ekipi i Kosovës.
“Ne kemi kryer procesin e selektimit, jemi me pesë të reja dhe të rinj senior dhe junior të cilët përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian të Sigurisë Kibernetike që do të mbahet këtë vit me 6-10 tetor në Varshavë të Polonisë. Këta të rijnë e të reja do të sfidohen nga detyra të ndryshme kibernetike siç është siguria në web, pajisje mobile, baza të shënimeve dhe do tu japin (sfida) brenda dy ditëve dhe ekipa do të zgjedhin këto detyra dhe kësi soj do të shpallet fituesi”, thekson Rexha.
Tutje, profesori Rexha thotë se ndonëse gara është shumë sfiduese dhe e ngjashme me vlerësimet ndërkombëtare të njohura si PISA, Kosova ka bërë përgatitje të mira dhe pret një paraqitje dinjitoze.
“Ky është një kampionat i dijës dhe ne i kemi ulur pritjet tona, sepse me qenë se është kampionat i dijës sikurse PISA, por ne presim të renditemi më mirë se në PISA këtë vit. Kemi bërë të gjitha përgatitjet, trajnimet me një ekip profesionale, trajner e profesor dhe së bashku me akter të tjerë të kësaj fushe kemi përzgjedhur më të mirët të Kosovës. Trajnimet kanë filluar prej fundit të majit e deri më tani, pothuajse çdo dy javë trajnime në punëtori dhe pastaj nga fundi i gushtit fillojmë me trajnime intenzive që deri më gjashtë tetor të jemi më se të përgatitur për kampionatin evropian të sigurisë kibernetike”, thekson ai.
Ndër përfaqësueset e ekipit të Kosovës është edhe studentja e vitit të tretë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Diella Kika.
Kika ka shprehur përkushtimin e saj dhe rrugën që e ka ndjekur për të qenë pjesë e këtij ekipi.
Ajo, ka treguar edhe në cilat gara ka marrë pjesë si përfaqësuese e Kosovës në ekipin e Evropës në garën aziatike e në Iowa State University.
“Siguria kibernetike çdoherë më ka tërhequr si fushë për arsye se kërkon çdo herë përkushtim dhe është fushë shumë interesante e kompjuterikes. Unë kam marrë pjesë edhe në gara të tjera përveç kësaj të Kosova Cyber Team që më ka ndihmuar shumë që të përgatitem për të hyrë ne ekip të Kosovës, siç është gara me Iowa State University, ku ekipi në të cilin unë kam qenë pjesë e kemi zënë vendin e parë në regjion dhe të katërtin në të gjithë garën e organizuar. Së fundmi kam marrë pjesë në garën aziatike që është zhvilluar ndërmjet kontinenteve ku kam qenë pjesë e ekipit të Evropës, për herë të parë një përfaqësues vjen nga Kosova”, është shprehur Kika.
European Cyber Security Challenge është një organizim i përvitshëm ndërkombëtar i iniciuar nga ENISA – Agjencia e Bashimit Europian për Siguri Kibernetike. Ajo bën bashkë talentë të dalluar evropianë nga fusha e sigurisë kibernetike deri në moshën 25-vjeçare, duke mos përjashtuar edhe shtete të tjera ‘mysafire’ ndërkombëtare./kp