Kosova A sonte nis aventurën drejt Eurobasket 2021, përballet me Luksemburgun

Sonte është një ditë shumë e rëndësishme për basketbollin e Kosovës, pasi edhe Përfaqësuesja A fillon misionin për tu kualifikuar në rrethin e ardhshëm për Eurobasket 2021.

Sport

03/08/2019 11:59

Sfida e parë për Dardanët është ndaj Luksmeburgut, sonte nga ora 19:00.

Takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm, sepse në rast të fitores do të rriteshin gjasat për kualifikim. Pjesë e grupit është edhe Britania e Madhe, derisa fituesi i grupit kualifikohet në rrethin e ardhshëm.

Kosova ka filluar përgatitjet më 15 korrik, duke u stërvitur dy herë në ditë, kurse gjatë kësaj periudhe, ka zhvilluar edhe katër ndeshje miqësore, dy me Sllovakinë në udhëtim dhe dy me Shqipërinë në Prishtinë.

Mungesë e madhe për Kosovën do të jetë Lis Shoshi, i lënduar, por Dardanët janë të motivuar për të fituar dhe për të bërë një hap para drejt misionit të kualifikimit.