Kosnett uron Kosovën për zgjedhjet: Shpresojmë të punojmë me Qeverinë e re
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për daljen në zgjedhje dhe ka thënë se ata kanë demonstruar përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen.
Lajme
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se Amerika qëndron në krahë të Kosovës duke shpresuar në bashkëpunim me qeverinë e re, në momentin që formohet.
“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë demonstruar përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen. Amerika qëndron me Kosovën – dhe ne shpresojmë të punojmë me qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkëta të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit”, ka shkruar Kosnett në Twitter. /Lajmi.net/
Congratulations to the citizens of #Kosovo, who have demonstrated commitment to democracy and a vision for the future. America stands with Kosovo – and we look forward to working with the new government, once formed, on shared goals of peace, justice, and prosperity.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) February 15, 2021