Kosnett pas arrestimit të tetë policëve: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett është deklaruar rreth arrestimeve të tetë zyrtarëve policorë të Kosovës me dyshimin për kryerjen e disa veprave penale.

Lajme
Kosnett thotë se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, duke theksuar edhe se është inkurajuese kur institucionet reagojnë pas raportimeve të qytetarëve.
“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Sot duke falënderuar qytetarët e guximshëm, Inspektorati policor ka arrestuar tetë zyrtarë policorë. Kjo pasoi një hetim bashkëpunues një vjeçar nga Inspektorati Policor, Policia e Kosovës dhe Prokuroria. Është inkurajuese të shohësh institucionet që reagojnë pas raportimeve të qytetarëve dhe duke vepruar në raportin e një qytetari dhe duke i mbajtur zyrtarët përgjegjës. Nëse sheh diçka, thuaj diçka”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.
(2/2) It’s encouraging to see Kosovo institutions acting on a citizen’s report and holding police officers accountable. If you see something, say something! To report police violations: https://t.co/rwthOY4jNS and for all other crimes: https://t.co/yT28ZY8Kho pic.twitter.com/RIjXzmMJ4E
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) March 5, 2021