Kosnett e pret në takim Lajçakun, rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së për BE-në në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Lajme

01/03/2021 21:16

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se BE-ja e ka mbështetjen e plotë të SHBA-së në ndërmjetësimin e dialogut mes këtyre dy vendeve.

Ai po ashtu shtoi se qëllimi i këtij dialogu do të jetë një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim më i thellë për të dyja vendet.

“Në takimin e sotëm me Miroslav Lajcak, riafirmova mbështetjen e SHBA-së për një bashkëpunimi, për dialogun, të udhëhequr nga BE-ja. Qëllimi ynë: një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim më i thellë Euro-Atlantik nga e cila përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Kosnett.

Lajcak po qëndron në Kosovë në një vizitë tre ditore ku do të takohet me liderët politikë të vendit. /Lajmi.net/