Kos akuzon mediat pro-qeveritare serbe për shpifje: T’i themi jo lavdërimit të krimeve të luftës
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos i ka reaguar mediave duke thënë se tabloidët pro-qeveritarë në Serbi kanë publikuar mëngjesin e sotëm raportime të rreme, duke pretenduar se Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se “serbët kanë kryer gjenocid në Srebrenicë”. Kjo deklaratë e trilluar bazohet në një mesazh që Kos ka postuar në platformën…

Bota
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos i ka reaguar mediave duke thënë se tabloidët pro-qeveritarë në Serbi kanë publikuar mëngjesin e sotëm raportime të rreme, duke pretenduar se Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se “serbët kanë kryer gjenocid në Srebrenicë”.
Kjo deklaratë e trilluar bazohet në një mesazh që Kos ka postuar në platformën sociale X.
“Mbështetësja e bllokuesve serbë nga BE-ja (shprehje fyese që autoritetet dhe tabloidët përdorin për protestuesit): Sot duhet t’i themi gjithë botës – serbët kryen gjenocid”, thuhet në titullin e artikullit të rremë të shpërndarë nga disa media pro-qeveritare. Artikuj identikë janë publikuar në faqet e Večernje novosti, Informer, B92, Alo, Pink dhe Kurir.
“Mbështetësja evropiane e bllokuesve të rrugëve serbe, Komisionerja për Zgjerim Marta Kos, sërish ka treguar se Evropa dëshiron vetëm një Serbi të nënshtruar. Kjo dëshmohet nga deklarata e saj për të ashtuquajturin gjenocid në Srebrenicë”, ka shkruar Informer, tabloidi kryesor pro-qeveritar.
Megjithatë, në zyrtarët për media nëpërmejt një reagimi theksojnë se në asnjë moment gjatë videos, Komisionerja Kos nuk përmend serbët apo Serbinë, tabloidët pro-qeveritarë e kanë trilluar plotësisht deklaratën e saj.
Duke shënuar 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, Komisionerja Kos deklaroi se Srebrenica është një plagë e thellë në historinë evropiane dhe se është detyra jonë të kujtojmë dhe të mos kthejmë shikimin anash sa herë që avokatët e urrejtjes sfidojnë të drejtat e njeriut.
“Duhet të themi jo përçarjes, jo urrejtjes dhe jo lavdërimit të krimeve të luftës. Duhet të shikojmë së bashku drejt së ardhmes”, tha Kos.